‘Xhuxhi’ që pritet të arrestohet?! Si përgjigjet gazetari Hoxha…

Situata kriminale dhe zhvillimet e fundit ka qenë tema e diskutimit në studion e emisionit “Top Talk”, në “TCH”, ku i ftuar ishte gazetari Artan Hoxha.

Teksa janë ndaluar tek operacioni “Volvo 4”, që solli edhe arrestimin e dy ish-deputetëve edhe të anëtarëve të bandës së “Avdylajve”, gazetari Denis Dysnjaja e pyeti nëse është Vangjush Dako që pritet të arrestohet, sipas akuzave të PD, Artan Hoxha u përgjigj, se përmasat dhe posti i “xhuxhit” përkon edhe me drejtues, e ish-drejtues të të tjerë të pushtetit lokal në vend.

“Do të ketë arrestime të tjera. Grupi i hetimit po punon për identifikimin e “Xhuxhit”. Nisur nga përmasat fizike, ka disa drejtues dhe ish-lokalë që i përmbushin kushtin për të qenë “xhuxhi”,- u shpreh Artan Hoxha duke shtuar se “Skema ka qenë shumë më e ndërlikuar se sa e njohim ne. Në vijimësi do të ketë arrestime të tjera”.

/TCH/

Shkruar Nga
More from Redaksia

Mos i nënvlerësoni, këto janë shenjat e kancerit të mushkërive

  Kanceri i mushkërive është një prej llojeve më të përhapur të...
Read More