Ylli Dylgjeri: “Teqeja” LSI ka mbetur pa Baba

Babai, në shqip edhe ati, është mësues shpirtëror, i barasvlershëm me shehun në tarikatet e tjera të dervishëve. Si rregull, çdo teqe drejtohet nga një baba.

E kishim edhe Ne një Baba. Baba Takun.

Por s’ishte e thënë…jeta si të vijë. 

Baba Taku na la.

Vdiq? – do pyesni Ju besimtarë.

Jooo- largqoftë!

Ish-Baba Taku ynë, rron dhe është si kokrra e rrushit. Gjallon Baba Taku, më mire se dje.

Sot, sa u kthye nga Stambolli, u betua!

U betua për një Teqe tjeter. Për nje Teqe që Betimin e ka njësoj si jetën. Teqeja e vjetër që kur u hap ishte për integrim…por se mbërriti dot.

I iku dhe Dervishi i Madh. Te kjo Teqeja e Re i kanë dhënë fjalën me tepsi në dorë (jo tespie) se do integrohen më shpejt.

Dhe këtu nuk gënjejnë. Edhe formulën e betimit ja bënë me fjalët:
Baba Taku ka bërë be,
Që ska rrejtë që kur ka le…

Dervishi i Teqesë së Re e ka me qejf të madh këtë Baba. Eshtë i urtë e fjalëpak. Ai mban edhe numrin 19. Ka numrin e patrullës se Policisë. Baba Takun me një fërshëllim mbërin në vendngjarje dhe ta zgjidh hallin me një frymë.

I kudondodhur. Në Kuvend, Tatime, në Burg, në Gjykate, në Ministri…I mban dhe veglat me vete. I mban te një çante e zezë. Aty thonë Dervishët, janë të tërë të zezat e kësaj bote. Baba Taku i ruan e i fërkon për një ditë ato nishane. Po e çpuan shumë.. të bën gjemën. Nuk e besoni?

Sot u betua. Tani mbani vesh.
Ky Baba do e bëj botën përshesh.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Për Pablo Nerudën: I përndjekur nga dashuritë e çmendura

  Nga Arta Marku E shkurtër është dashuria – kaq i gjatë...
Read More