Ylli Manjani: “Si doli Rama në konkluzionin se përgjimi nuk është autentik?”

Nga Ylli Manjani* – Mbi autenticitetin.
———-
Që një audio apo video para se të transmetohet në publik, përpunohet kjo dihet. Nëse pyetja është a është ndërhyrë në audio apo jo, përgjigja është gjithnjë PO!

Por nuk është kjo çështja. Çështja është a u verifikua zëri në audio me origjinalin?

Krahasimi i zërit të personit me atë të audios është jetik dhe shkencërisht i njëjtë me testin e ADN.

Ky verifikim nuk mund të jetë bërë sepse “origjinali” iku në Itali pa filluar proçedimi penal nga Prokuroria.

Atëherë, si Kryeministri doli në konkluzionin se nuk është autentike?!

Ka vetëm një spjegim: duhet ta ketë të rregjistruar mirë në vesh e në memorie zërin e “origjinalit”…

Kështu që mbase duhet duhet krahasuar zëri në audio me atë që ka në vesh Rama.

Faqja e zezë!

*Status i publikuar në FB nga ish-ministri i Drejtësisë

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Jeton me pensionin e Mehmetit”, rrëfimi i Bashkim Shehut: Ja pse qëndroj në Spanjë

Shkrimtar, përkthyes, por edhe bir i ish-kryeministrit Mehmet Shehu, Bashkim Shehu po...
Read More