Zaimina kujton sot lindjen e vajzës, “..ne qeshim gjithë ditën me mamin…”

Vogëlushja Khloe sot ka bërë plot 4 muaj që ka ardhur në jetë dhe mami Zaimina nuk mund ta kalonte pa e kujtuar këtë ditë të veçantë.

Ka qenë vetë këngëtarja që ka kujtuar këtë ditë nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social “Instagram”, nga foto e publikuar duket këngëtarja e cila ka ngritur në krahë vogëlushen e saj.

Kjo është një nga fotot e para ku këngëtarja e ekspozon kaq shumë vajzën.

“E ëmbla ime e vogël Khloe është sot 4-muajshe dhe po ne qeshim gjithë ditën me mamin”, ka shkruar këngëtarja në citimin poshtë fotos së postuar.

Duhet thënë se ajo që na bën përshtypje është rikthimi në super formë i Zaiminës brenda këtyre 4 muajve.

Siç shihet edhe në foto këngëtarja simpatike tani më ka përsëri një bel të hollë dhe këmbë të tonifikuara, njësoj si para se të bëhej nënë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 7 prill

  Dashi Do të jeni në gjendje humori gri për shkak të...
Read More