Zaimina në muajin e fundit të shtatzënisë, i kushton një dedikim vajzës në pritje

Zaimina Vasjari gjatë vitit 2018 do të bëhet nënë për herë të parë dhe do të sjellë në jetë një vajzë.

Këngëtarja është duke shijuar lidhjen tash e sa kohë me biznesmenin Klodian Asllani, me të cilin do të bëhen prindër.

Ajo ka treguar se emri i vajzës që do të vijë në jetë, do të jetë Khloe. Ndërsa para disa ditësh ka organizuar festën që njihet si “Baby Shower”, e që i dedikohet foshnjës që do të lindë.

Zaimina i ka kushtuar edhe një dedikim shumë të veçantë fëmijës në pritje, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Të dua Khloe e ime! Ditën e parë kur dëgjova rrahjen e zemrës tënde, ishte momenti më i bukur dhe më i mahnitshëm në jetën time”.

“Ti je gjëja më e dëlirë që më ka ndodhur dhe mezi pres të të mbaj në duar, të të dua dhe të të mbroj deri në fund të jetës time”.

“Faleminderit Klodian Asllani që më trajton si mbretëreshë, që më ke bërë të ndihem shumë e veçantë gjatë gjithë kësaj kohe magjike dhe më e rëndësishmja që po më bën nënë”.

“Ky ëhstë muaji i fundit që ne po e presim ardhjen e engjëllit tonë të vogël. Faleminderit të gjithëve për urimet e bukura! Faleminderit Zotit për gjithçka”, ka shkruar Zaimina në postim.

Postimin e ka shoqëruar me një video që jua sjellim më poshtë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sfida më e madhe për Evropën, që nga luftërat e Ballkanit

Kriza e Katalonjës do të jetë sfida më e madhe me të...
Read More