Zaimina Vasjari flet për herë të parë për partnerin dhe propozimin special në Maldive

zajmina

Nga ishujt Maldive, aty ku këngëtarja Zaimina Vasjari postoi një foto me unazë, gjithҫka mori një rrugë tjetër. Lajmet se ҫifti, pas 12-vjetësh, ishte duke kaluar një krizë, rezultuan të vërteta, por ky udhëtim, si për Zaiminën, edhe për partnerin e saj do të vendoste një nisje të re në marrëdhënien e tyre.

Për herë të parë në një studio televizive, Zaimina ka rrëfyer më shumë për historinë e gjatë të dashurisë, të cilën për plot 12 vjet e ka mbajtur larg vëmendjes mediatike. E ftuar këtë pasdite në “Rudina”, këngëtarja ka pranuar se ajo dhe partneri i saj, pak kohë më parë, kanë kaluar një “krizë”, pas së cilës erdhi si një fazë reflektimi udhëtimi në Maldive. Por nuk dinte asgjë për unazën dhe propozimin që e priste në një vend përrallor: “Motivi i destinacionit ishte festimi i Shën Valentinit, por pjesën e unazës nuk e dija, ishte suprizë për mua. Ishte një moment special, shumë i veҫantë”, – tregon Zaimina, me sikletin për ta rrëfyer të plotë ngjarjen si ndodhi. “Atë foton e kam postuar në mëngjes, nga tryeza ku po hanim mëngjesi. Unaza ishte fshehur poshtë pecetës…”

Dhe nuk do të tregojë më shumë, as për ndjesitë e atij momenti special, sepse do që ta ruajë të gjallë në kujtesë vetëm për vete: “Nuk kam shumë dëshirë t’i them detajet e jetës sime private. Duke qenë se është një moment shumë i bukur, ky nuk ka nevojë për shumë fjalë…” – përfundon Zaimina duke treguar edhe unazën që mban në dorë, pas së cilës, thotë ajo, do të vijë shumë shpejt edhe një tjetër.

E pyetur nga Rudina se cilat janë planet e mëtejshme, ish Miss Shqipëria tregon se për momentin nuk kanë një datë martese, por edhe ajo do të vijë shpejt: “Gjërat pa plan janë më të bukura, por pas fejese, dihet, vjen edhe martesa. Ne tashmë e kemi zyrtarizuar lidhjen edhe me familjet tona, por datë dasme nuk kemi ende.”

Po cili është njeriu që i ka rrëbyer zemrës Zaiminës për 12 vjet me radhë?

Ata të dy janë njohur 12 vjet më parë, kur ai në atë kohë pëlqente shoqen e Zaiminës, ishte një lloj loje që kishte trilluar me kast për të arritur te vajza që donte. E pyetur për këtë moment, këngëtarja thotë se e mban mend shumë mirë: “Ai ngacmonte një shoqen time dhe më pas më tha që “nuk është shoqja që dua unë, je ti”.

Ka zgjedhur ta mbajë gjithmonë larg vëmendjes mediatike, sepse ai nuk është pjesë e botës së televizionit, por edhe sepse vetë Zaimina nuk do që ta prezantojë në publik: “Kam një partner, i cili më ka shoqëruar plot 12 vite në jetë. Nuk i përket botës së spektaklit, është jashtë kësaj fushe dhe nuk dua ta bëj publik, ta prezantoj, dua ta ruaj vetëm për vete… Pas udhëtimit në Maldive, i cili erdhi si një reflektim, një zgjedhje e ҫiftit për një ribashkim, tani marrëdhënia e tyre është më e fortë dhe më e konsoliduar. Edhe pse nuk ka një datë dasme, të dy e dinë që janë drejt këtij hapi shumë shpejt. Dhe derisa, ai moment të vijë, Zaimina është e fokusuar te biznesi i saj.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kanabis si kos, komposto dhe reçel, arrestohet i riu në Shkodër

Një i ri nga Shkodra është arrestuar nga Policia pasi iu zbuluan...
Read More