Zamira: Përfaqësoj studentët e dëshpëruar nga diplomat pa vlerë

pr

Mesazhi i parë në protestës së opozitës para kryeministrisë, pas Himnit të Flamurit, është dhënë nga një e re e quajtur Zamira.

“Unë jam Zamira nga universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë. A mund ta lejojmë ne si qytetarë, z.Rama, ta vrasë pluralizmin politik në Shqipëri? Jo, në asnjë mënyrë, me të gjitha kostot që mund të marrim,. Qytetarët e Shqipërisë e kanë bërë fatin e tyre 27 vite më parë”, u shpreh ajo.

Zamira është shprehur se vjen në këtë protestë për të përcjellë mendinet e studentëve në vecanti, që sipas saj janë të dëshpëruar për diplomat e pavlera.

“Kam ardhur për të përcjellë mendimin e qindra pedagogëve që shohin përditë në auditore, studentët e dëshpëruar për diplomat e pavlera. Ne qytetarët e lirë nuk kemi lidhje me politikë të shkëputur nga realiteti. Jemi këtu sot të gjithë bashkë për të drejtat tona, zgjedhje të lira dhe të ndershme, pavarësisht kostove.”

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjermania ka 772 mijë vende të lira pune, por ja kushtet që…

Gjermania ka 772 mijë vende të lira pune, ja kushtet që duhet...
Read More