Zayn Malik: Kisha nevojë për largim nga One Direction

zayn-malik-photo-credit-miller-mobley

Ish këngëtari i grupit britanik One Direction, Zayn Malik tha dje se kishte nevojë të distancohej nga grupi dhe se është shumë më i lumtur me karrierën muzikore solo.

Kantautori 23-vjeçar u largua nga grupi në 2015 dhe thotë se prej atëhere është rritur shumë.

”Po e shijoj shumë punën që po bëj tani. Kur isha pjesë e grupit kishte raste që kisha nevojë të largohesha për të takuar familjen dhe të mblidhja mendimet. Ndërsa tani e ndjej se po i bëj gjërat në hapësirën time. Ndjehem se po rritem çdo ditë si person”, tha Malik, teksa më tej foli për ankthin dhe pasiguritë dhe shtoi se puna me librin e tij të ri ‘Zayn’ e qetësonte.

Duke folur në programin ‘The Elvis Duran Show’, ai tha: “Ndjej se të shkruash për gjithçka të ka ndodhur është një terapi e mirë shërimi. Sikur lehtëson mendjen duke e nxjerrë jashtë. Më pëlqen shumë”.

Shkruar Nga
More from Revista User

U kritikua në Kanë por në të vërtetë atje fitoi një kontratë të pabesueshme

Fatih Akin është një nga regjisorët, filmi i të cilit u vlerësua...
Read More