Zbardhen pamjet e arrestimit të 8 ‘skifterëve laçjanë’

Këto janë pamjet e operacionit ‘Pikaso’, të policisë shqiptare në bashkëpunim me Belgjikën dhe Greqinë ku në pranga u vendosën 8 persona, të akuzuar për grabitje dhe vjedhje në Belgjikë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme sendesh në cilësinë e provave materiale si: bizhuteri, orë të shtrenjta, aparate telefonash celularë, aparatura elektronike.

Në zbatim të Letër-porosisë dërguar nga autoritetet ligjzbatuese belge në datat 28 dhe 29 mars 2018, në Shqipëri u ndaluan shtetasit:
• Imir Vila, 37 vjeç, lindur në Zboq, Korçë dhe banues në Tiranë.
• Alerjo Dushku, 31 vjeç, lindur në Adriatik, Kurbin dhe banues në Tiranë,
• Albert Arraj, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë.

Të ndaluarit dyshohen për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Vjedhja” e kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Gjatë kontrolleve të banesave të tyre janë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë vjedhur në Belgjikë.

Në të njëjtën kohë me operacionin e zhvilluar nga Policia shqiptare, operacioni i përbashkët ka vijuar në Belgjikë ku autoritetet arrestuan në Bruksel shtetasit shqiptarë:

• Arbër Llulla (alias: Rubens Ahmetaj, Rubens Bulku), 32 vjeç, nga Tirana;
• Deiv Bulku, 25 vjeç, nga Tirana;
• Ardit Skeja, 24 vjeç, lindur në Kurbin, banues në Mëzez, Tiranë;
• Agron Hyseni (alias Astrit Hyseni), 47 vjeç, nga Laçi;
• Flori Saliu (alias Shikim Matranxhi), 26 vjeç, nga Vora, Tiranë.

Vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar. Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas, veprimtarinë kriminale e kanë kryer si grup i strukturuar kriminal.

Veprimtaria e tyre ishte e shtrirë kryesisht në Bruksel dhe në disa qytete të tjera belge. Ata kanë kryer një numër të madh vjedhjesh me dhunë të banesave dhe objekteve të tjera. Sendet e vjedhura, një pjesë i kanë shitur, ndërsa pjesën tjetër dhe shumat e parave të përfituara nga shitja e i kanë transferuar në Shqipëri.

Policia e Shtetit është e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit grupet kriminale që operojnë brenda dhe jashtë vendit, me fokus krimin e organizuar, përmes partneritetit dhe bashkëpunimit në rritje me agjencitë e huaja ligjzbatuese.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Tupac letër për Madonën: “Unë kurrë nuk doja të të lëndoja!”

Tupac shpjegon ndarjen me Madonën në një letër të shkruajtur  në vitin...
Read More