Zbardhen përgjimet e biznesmenit me shoferin: Kush i la në makinë patentat e Tahirit?

Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg sot biznesmenin Orest Sota të cilit iu gjetën në makinë 863 mijë euro dhe dy patenta për mjete lundrimi të ish-ministrit Saimir Tahiri, të cilat sipas prokurorëve i përkasin ish-ministrit.

Gazetarja Klodjana Lala raporton se në seancë janë paraqitur disa përgjime ambientale të të akuzuarit me shoferin e tij Leonard Almeta, të cilin Sota e pyet se si ka mundësi që dy patentat e ish-ministrit ndodhen në makinë e tij.

Shoferi i përgjigjet Sotës se patentat i ka lënë aty shoferi i ish-ministrit, Gentian Caka.

Sota: Kush i ka lënë aty patentat e ish-ministrit Tahirti?

Leonard Almeta: I ka harruar Gentian Caka (shoferi i Tahirit)

Sota: Si i ka lënë ai aty ato..

Leonard Almeta: Kot pa lidhje i ka lënë…

Më pas ka edhe një përgjim tjetër ku shoferi i Tahirit flet me shoferin e Sotës dhe pranon që patentat t’i ketë lënë ai në makinë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Flet vajza e Michael Jackson: Tim atë e vranë!

Vajza e Michael Jackson, ka folur në lidhje me vdekjen e yllit...
Read More