Zbardhet arsyeja: Ja pse u shty pretenca ndaj Shullazit, debat në seancë

Ka dështuar seanca e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda për Emiljano Shullazin, ku pritej që të lexohej pretenca nga ana e prokurorisë. Prokurorët dhe avokatët e çështjes kanë qenë të pranishëm, por ajo që ka rënë në sy ishte mungesa e të pandehurve.

Avokati i Blerim Shullazit, Aldo Tabaku, nuk ishte në seancë pasi kishte një të afërm shumë sëmurë, në gjendje kritike për jetën. Për këtë arsye gjykata vendosi të caktojë avokat kryesisht për Blerim Shullazin dhe Endrit Qyqen që kishte refuzuar të mbrohej nga avokati Vladimir Meçe.

Ndërkohë që Prokurori Martini kërkoi që të pezullohen afatet e paraburgimit për të pandehurit. Gjatë seancës pati dhe debate, pasi prokurorët thanë se shtyrja është bërë e qëllimshme, pasi kishin informacion se avokati i Blerim Shullazit ndodhej në oborrin e gjykatës 5 minuta para nisjes së seancës. Por kjo gjë u kundërshtua nga avokatët e tjerë.

Kjo është e disata herë që prokuroria dështon që të japë pretencën për Shullazin, duke e zvarritur gjithnjë e më shumë këtë proces gjyqësor.

Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel “Vollgën” në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Reagon Ahmetaj: Rritja ekonomike është 4.5 herë më e lartë se ajo që gjetëm!

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i është përgjigjur paraditen e...
Read More