Zbardhet rekomandimi i FMN për taksën e pronës

fmn-2

Një nga rekomandimet më të rëndësishme të Fon dit Monetar Ndërko mbëtar në momentin e përfundimit të marrëveshjes tre vjeçare me Shqipërinë dhe largimit nga vendi ynë, ishte pikërisht mbledhja e taksës së pronës, të ardhurat e së cilës do t’i shkojnë pushtetit vendor për të shtuar investimet në sektorë të ndryshëm.

Kjo taksë do të fillojë të zbatohet që nga muaji tetor i këtij viti nëpërmjet faturës së energjisë elektrike. Ndërkohë në një raport të dorëzuar në Ministrinë e Financave, FMN ka përcaktuar edhe metodologjinë dhe praktikën që duhet të ndiqet në mënyrë që mbledhja e kësaj takse të jetë sa më efektive. Në raport FMN thotë se taksa duhet të mblidhet si një përqindje e vlerës reale të saj, dhe jo për njësi siç është sot. Në kryeqytet një apartament i ri në çdo lloj zone paguan 30 lek/m2 nëse është në një godinë të re.

Kjo nuk do të jetë më kështu. Fondi rekomandon që taksa të variojë nga 0.075% e vlerës të shtëpisë apo truallit, deri në 0.15%. Të gjitha diferencimet do të bëhen me fasha, ku përqindja do të jetë më e ulët për ata që kanë prona me vlere modeste dhe më e lartë për shtëpitë e shtrenjta. Nga kjo taksë nuk do të shpëtojnë as bizneset, dhe as pronarët e tokave. Në shembujt që jep FMN, një vilë në Tiranë 130 m2 me 500 metra parcelë përreth, duhet të paguajë çdo vit 226 euro. Një apartament 65 m2 po në kryeqytet me vlerë 600 euro /m2 në hartën e tokave do të paguajë 49 euro në vit. Ndërsa për një tokë bujqësore prej 1.3 hektarësh do të paguhet 21 euro takse. Përmes këtij sistemi synohet që çdo vit të arkëtohen 75 milion euro të ardhura, të cilat do të shkojnë për buxhetin vendor. Mbledhja do të bëhet përmes përpjesëtimit të shumës vjetore në faturën e energjisë çdo muaj.

Ministria e Brendshme dhe Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike kanë nisur punën për të bërë adresarin e të gjitha pronave, ku do të shkruhet edhe vlera reale e tyre. Sot, shumë shtëpi të cilat nuk janë të hipotekuara nuk paguajnë tatim mbi pasurinë. Bashkëpunimi mes MF dhe OSHEE Ministria e Financave ka nënshkruar për këtë qëllim një memorandum me OSHEE për ndarjen e bazës së të dhënave. “Censusi” i OSHEE-së dhe Ministrisë së Brendshme për adresarin e ri të apartamenteve është duke u aplikuar.

Është duke u plotësuar një formular nga zotëruesit e apartamenteve në të gjithë vendin. Ai ka për qëllim të evidentojë të dhënat në lidhje me vendndodhjen e objektit, të dhënat për kryefamiljarin, të dhëna për NIPT-in nëse ka biznes. Gjithashtu formulari kërkon të plotësohen të dhënat në lidhje me sipërfaqen e banesës dhe pronarin real të objektit. Në formular kërkohen të plotësohen të dhë- na të detajuara në lidhje me stacionin e kontratave të energjisë dhe të ujit. Për energjinë kërkohet nëse keni matës apo jo dhe nëse keni kontratë me OSHEE. Të njëjtat të dhëna do të kërkohen edhe për ujësjellës kanalizime.

Këto të dhëna, pasi të grumbullohen nga kompanitë që ndodhen në terren, do të përdoren nga qeveria edhe për qëllim të kadastrës fiskale që synon të vërë një tatim mbi pronën në bazë të vlerës së tregut dhe jo në kuotë fikse siç aplikohet tani. Duke qenë se fondi i banesave në të gjithë vendin është gati 60 për qind pa hipotekë sipas të dhënave të Censusit të 2011, ky regjistër i ri në lidhje me sipërfaqet e banimit do të ndihmojë qeverinë të taksojë edhe banesat pa hipotekë. Do të pilotohen taksimi i pasurisë sipas kësaj formule në qytetet e Tiranës, Durrësit, Korçës, Fierit dhe më pas projekti do të shtrohet në të gjithë Shqipërinë.

Më tej, ministri i Financave ka pohuar se taksa e re e pronës do të vilet nëpërmjet faturave të energjisë. Ligji i ri i tatimit mbi pronën do të shkojë në Parlament gjatë muajit shtator.

Shkruar Nga
More from Revista User

Putin: Zhvillim i sigurt i marrëdhënieve Rusi-Turqi

Stabilizimi gradual i situatës së brendshme politike në Turqi do të krijojë...
Read More