Zbardhet rendi i ditës, nesër shkarkohet Biba dhe…

kuvend-votim

Parlamenti do të mblidhet nesër në orën 18:00 në një seancë të jashtëzakonshme. Seanca thirret me kerkesen e kryeministrit Edi Rama.

Në seancën e jashtëzakonshme pritet që opozita të propozojë anëatërt e saj në komisionet e vetingut, si edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor që parashikojnë regjistrimin e PD-së në zgjedhje dhe të listave të saj të kandidatëve.

Gjithashtu në këtë seancë do të shqyrtohen edhe ministrat teknikë.

NJOFTIMI I KUVENDIT
Bazuar në nenin 74 të Kushtetutës dhe në nenin 42 të Rregullores së Kuvendit, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, i ka drejtuar Kuvendit një kërkesë të motivuar me shkrim për thirrjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm.

Kërkesa ka përcaktuar që thirrja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm të zhvillohet ditën e hënë, më datë 22 maj 2017, në orën 18.00.

Rendi i ditës i seancës plenare do të përmbajë diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të Marrëveshjes Politike të datës 18 maj 2017, lidhur me:

Votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për lirim dhe emërim të zëvendëskryeministrit dhe të 6 ministrave;
Shqyrtimin dhe miratimin e paketës ligjore që ka lidhje me reformën zgjedhore;
Miratimin e anëtarëve të pakicës parlamentare në 3 komisionet ad hoc të vettingut, si dhe caktimin e zëvendësuesve;
Zgjedhjen e Kryetarit dhe një anëtari të KQZ-së.
Në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe afatet e parashikuara në të, Kryetari i Kuvendit do të nxjerrë urdhrin për mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm dhe do të publikojë rendin e ditës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vjosa del nga shtrati pranë Urës së Mifolit

Pas reshjeve intensive të shiut problematike paraqitet situata në Qarkun e Vlorës....
Read More