Zbulimi i tmerrshëm brenda lavastoviljes së mbyllur me beton

Trupi i pajetë i një mashkulli, i cili ishte shpallur i humbur, është gjetur në një lavastovilje të mbyllur me beton në banjën e një shtëpie në Turqi.

Sipas “Hurriyet”, krimi makabër u zbulua në katin e parë të një pallati në lagjen Fatih të Stambollit. Policia shkoi në vendngjarje pas një telefonate dhe thirri edhe zjarrfikësit për hapjen e derës së banjës, brenda së cilës u gjet një lavastovilje e mbyllur me beton.

Pas thyerjes së betonit, policia gjeti trupin e një viktime mashkull.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, teksa deri më tani janë arrestuar 3 persona që jetonin në banesë, një prej të cilëve grua.

Po ashtu, mësohet se edhe denoncuesi në polici është një prej 3 personave të vënë në pranga si i dyshuar për krimin makabër.

“Hurriyet” raportoi se gruas i ra të fikët teksa po hipte në makinën e policisë.

Policia nuk ka dhënë ende detaje lidhur me identitetin e viktimës apo të arrestuarve, por mësohet se trupi i viktimës i përket një tuniziani, i cili ishte shpallur i humbur në rrjetet sociale.

/tvklan.al

Shkruar Nga
More from Redaksia

Fitorja e Putin, Perëndimi heziton ta urojë

  Pas sigurimit të mandatit të 4-rt në pushtet, rusi Vladimir Putin...
Read More