Zbulimi tronditës, Whitney Houston është abuzuar seksualisht kur ishte fëmijë

 

Mediat e huaja raportojnë se Whitney Houston është abuzuar seksualisht kur ishte fëmijë nga kushërira e saj. Lajmi shokues është zbuluar nga familja e saj në dokumentarin e ri mbi divën e muzikës.

Dokumentari ‘Whitney’ flet për jetën e këngëtares, e cila u gjet e vdekur në vaskë në vitin 2012 në moshën 48 vjeçare.

Mary Jones, tezja e Whitney, e cila gjeti trupin e saj të vdekur pretendon se këngëtarja i kishte thënë se ishte abuzuar seksualisht nga Dee Dee Warwick, motra e këngëtares Dionne.

Whitney i kishte rrëfyer tezes së saj se pëdhunimi kishte ndodhur midis moshës 7 deri në 9 vjeç.

Ajo kujton yllin e muzikës duke i thënë: “Mary unë jam abuzuar seksualisht.Dhe ishte grua.”

Kur e pyeti se kush ishte, Huston iu ishte përgjigjur: “Ishte Dee Dee Warwick.”

Sipas Mary, abuzimi seksual vuri në mëdyshje Whitney mbi orientimin e saj seksual.

Ajo tregoi se ishte heteroseksuale duke u martuar me Bobby Brown.

Whitney superstar

Në vitet 1980 dhe 1990 Whitney Houston konsiderohej si golden girl e industrisë së muzikës. Me këngën “I wanna Dance with Somebody” ajo ishte numri një i hiteve edhe në Gjermani. I dyti hit i saj ishte himni i olimpiadës “One Moment in Time”. Kënga e saj “I will Always Love You”, për filmin “The Bodyguard”, ku ajo luan rolin e një këngëtareje krah yllit të Hollivudit, Kevin Costner, u kthye në një himn dashurie për një gjeneratë të tërë dhe në mbarë botën është kënga më e shitur e një këngëtareje.

Houston, zëri i së cilës kapte tri oktava, është vlerësuar me gjashtë Grammy dhe me disqe të pafundme ari dhe platini. Ajo ka mbajtur shtatë herë radhazi pozicionin një në hite. Këngëtarja me këtë ka tejkaluar rekordet e deritanishme të Beatles dhe Bee Gees.

Probleme me drogë dhe anulim koncertesh

Së fundi Houston luftonte me problemet me drogën dhe alkoolin. Zëri e linte atë në baltë. Ndonëse në vitin 2009 u publikua albumi i comeback-ut të saj, turnetë në vitin pasues u karakterizuan prej kritikave: asaj iu desh të anulonte një sërë koncertesh për shkak të sëmundjes dhe të përballej me kritikat e tifozëve, të cilët zhgënjeheshin nga kënga dhe prezantimet e saj.

Whitney Houston, momentet e fundit të jetës së divës së muzikës

Policia ka bllokuar dhomën e hotelit të këngëtares Whitney Houston, ku po kërkohet padyshim për ekzistencën apo jo të substancave narkotike. Në fotot e fundit këngëtarja u fiksua një natë më parë ndërsa largohej nga një bar në Hollivud. Nisur nga fotot, ajo dukej mjaft e çorientuar dhe e stresuar, ndërsa shumë të pranishmëve i bëri përshtypje gjendja e rënduar. Siç duket, do të ishte kjo gjendje që do të përcaktonte edhe fatin e saj tragjik.

Kanë nisur të ngrihen shumë hamendësime rreth vdekjes së mbretëreshës së muzikës, Whitney Houston. Ende mbetet enigmë arsyeja e vdekjes, por është njoftuar se ajo kishte festuar në një mënyrë krejt të veçantë një natë më parë. Ajo vdiq në Beverley Hilton, hotel ku po qëndronte për të performuar në Grammys party. Siç raportohet nga media të ndryshme, ajo ishte parë me një grup të zgjeruar miqsh në barin e hotelit. Burimet kanë thënë se ata kanë qëndruar për një kohë të gjatë duke pirë sasi të mëdha alkooli.

Shërbimi i emergjencës u thërrit në dhomën e Whitneyt në katin e katërt kur rojet po përpiqeshin ta mbanin në jetë. Përpjekjet qenë të pasuksesshme dhe ajo vdiq në orën 10:55 pm. Siç konfirmoi policia e ShBA-së, Whitney Houston u gjet e vdekur në dhomën e një hoteli në Beverly Hills në Los Angeles të Kalifornisë. “Mjekët e emergjencës bënë të gjitha përpjekjet e mundshme, por nuk mund të arrinin më asgjë”, tha një zëdhënës i policisë. Ndërkohë, po bëhen hetime mbi shkakun e vdekjes. Por nuk ka të dhëna për ndonjë krim. E njohur gjithashtu për një betejë të gjatë ndaj varësisë prej substancave narkotike, Houston dyshohet të ketë ndërruar jetë nga një mbidozë, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Sipas asaj që raportojnë disa media amerikane, ajo ishte parë për herë të fundit në publik ditën e enjte, tërësisht jashtë forme dhe e dehur. Personi i fundit me të cilin foli këngëtarja ishte e bija, disa orë përpara se një truprojë ta gjente me një puls shumë të dobët në dhomën e saj.

Houston u konfirmua e vdekur pas mbërritjes së shërbimeve të urgjencës, pavarësisht se ata u përpoqën për 20 minuta me radhë ta mbanin në jetë. Vdekja e Whitney Houston vjen një natë para ceremonisë së Çmimeve Grammy në Los Angeles, ku gjashtë herë fituesja e çmimit Grammy kishte mbledhur me qindra artistë për programin.

Bobby Brown: Të dua Whitney

Bobby Brown u ngjit në skenë vetëm pak orë pas marrjes së lajmit për vdekjen e ish-gruas së tij, duke lëshuar një mesazh tejet domethënës “I love you!”. Mediat raportojnë se ish-bashkëshorti ka qenë duke kënduar në një skenë në Mississippi pas marrjes së lajmit dhe ka deklaruar publikisht mesazhin e fundit për ish-gruan duke i thënë “të dua”.

Houston, e cila vdiq pak orë më parë, ka lënë pas vajzën 19-vjeçare Bobbi Kristina, të cilën e kishte gjatë marrëdhënies tejet të rënduar me bashkëshortin e saj për plot 15 vite. Por kjo performancë ka qenë mjaft e vështirë, ndërsa ai ka qarë në skenë dhe publiku i ka dhënë kurajën të mund të jepte mesazhin ndonëse pa kënduar dot këngët e planifikuara.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Berlusconi: Deneuve tha fjalë të bekuara, mua më ‘gjuajnë’ femrat

  Në SHBA e Britani, por edhe në shumë vende të tjera...
Read More