Zbulohen detaje nga vrasësi i biznesmenit në zonën e ish-‘Bllokut’

 

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e biznesmenit Memli Begallaj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e dy ditëve më parë në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Burime nga policia thanë se kanë sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë, ku dallohet një person që dyshohet se është edhe vrasësi i biznesmenit.

Autori mësohet se ka qenë i  veshur me xhaketë të bardhë dhe në kokë mbante një kapele. Pasi ka qëlluar me 1 plumb në kokë biznesmenin Begallaj, vrasësi ka ecur në këmbë i qetë dhe më pas ka hipur në një makinë që e priste në rrugën kryesore. Autori ka qenë një person i gjatë rreth 1.70 metër i gjatë.

Policia po heton në dy pista në lidhje me vrasjen e biznesmenit, i cili u qëllua me një plumb në kokë mbrëmjen e të mërkurës (14 shkurt 2018) në Tiranë.

64-vjeçari i cili më parë njihej edhe me emrin Afrim, u qëllua për vdekje sapo tentoi të hipte në makinën e tij, pranë një parkingu në rrugën “Nikolla Tupe”, në ish-Bllok të Tiranës.

Burime të Mjekësisë Ligjore saktësuan se vrasësit e kanë qëlluar jo më larg se 5 metra, ndërsa predha e pistoletës ndodhej ende në kafkë, për shkak të efektit zbutës të silenciatorit.

Si biznesmen në fushën e ndërtimit, energjisë dhe turizmit, Afrim Begalla, siç quhej më parë, detyrohej nga Gjykata e Apelit, në vitin 2014, që si administrator i kompanisë “Laab”, t’i kthente shtetases me inicialet F.L., një borxh prej mijëra eurosh.

Më herët, në vitin 2009, Afrim Begalla dhe djali i tij, mbajtën peng vajzën e familjes. Ata nuk e lejonin të martohej me një shtetas nga Kosova.

Edhe ky precedent po kalon në sitën e grupit hetimor, ashtu siç po verifkohet edhe aktiviteti i 64-vjeçarit në Zvicër, gjatë vitit 2005, ku mendohet se ishte implikuar në aktivitete të dyshimta.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Modelja e parë e Arabisë Saudite vendos kushte për revistat e huaja

  Një modele 18 vjeçe nga Arabia Saudite po përgatitet për të...
Read More