Zbulohen dy objekte të rralla të Mbretit Zog në Londër

Një shtëpi ankandesh në londër “The saleroom” ka zbulur dhe nxjerrë në shitje dy objekte të rralla të Mbretit Zog. Bëhet fjalë për një nga spaletat e uniformës së tij mbretërore dhe stema e makinës mbretëtore të një Bugatti Royale që Zogu nuk e gëzoi dot.

Etore Bugatti, prodhuesi i famshëm i makinave, nxorri në fund të viteve 20 një model mbretëtor makine që e quajti Bugatti Royale. Ai prodhoi vetëm 6 makina të tilla, nga të cilat vetëm 3 u shitën për familje mbretërore. Njëra prej tyre u destinua për Mbretin Zog por për arsye të panjohura Mbreti Zog nuk e tërhoqi kurrë makinën.

Por më herët ai kishte porositur stemën mbretërore të saj, një shqiponjë që mbante në supe kurorën e Skënderbeut, me metal të rëndë në bronz ari, që do i vendosej makinës sipër kofanos së saj. Për herë të parë kjo stemë, e ruajtur diku në një koleksion privat, është nxjerrë në shitje për vlerën minimale 1500 euro.

Objekti i dytë është spaleta e uniformës mbretëtore, e cila ka një fushë të argjendtë me emblemën AZ e që së bashku me kunja lidhin edhe kurorën e Skënderbeut. Lidhjet janë me shirita argjendi ndërsa pjesa e brendshme e saj është e punuar me lesh dhe pëlhurë nga ku ka edhe mbishkrimin e prodhuesit “Unione Militare Roma”. Çmimi i spaletës është 600 euro. / Erald Kapri

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Kate Middleton ka kaluar fëmijërinë në Jordani?! Princ Harry tregon…

  Vetë Dukesha e Kembrixhit nuk ka folur shumë në media për...
Read More