Zbulohen të ftuarit VIP në dasmën e Orindës dhe Turjanit

Kur vjen puna tek dasma, një nga pjesët më të sikletshme është dhe shpërndarja e ftesave dhe ulja e të ftuarve në tavolina. Të gjithëve duhet t’ua bësh qejfin. Aq më tepër kur ne shqiptarët jemi paksa grindavec në këtë pjesë, sepse të gjithë do të donim në tavolinën e parë.

Orinda dhe Turi 1

Picture 1 of 8

Megjithatë në dasmën më të përfolur të vitit, të Orindës dhe Turjanit, ndryshe nga çmund të mendohej për të ftuar të pafund, lista e tyre është jo më shumë se 300 persona.

Kjo na tregon faktin se në ditën e tyre më të rëndësishme, Orinda dhe Turjani kanë dashur të kenë njerëzit më të afërt dhe ata persona që vërtetë gëzojnë bashkë me ta në ditën e tyre më të rëndësishme.

Vizion Plus ka zbuluar disa nga emrat e të ftuarve VIP në dasmën e çiftit simpatik. Mund të përmendim kryebashkiakun Erion Veliaj me bashkëshorten e tij, Blendi Klosi, Erion Braçe, Endri Fuga etje.

Për të përmendur më pas disa nga figurat më të njohura të Vizion Plus e duke vijuar dhe me personazhe të tjerë si Ardit Gjebreaa, West Side Family, Vikena Kamenica, gazetarja Iva Tiço dhe një mori figurash të tjera publike, këngëtarë dhe gazetarë të njohur në Shqipëri dhe Kosovë.

Ndërkohë mësojmë që Aurela Gaçe dha banda e saj muzikore është e besuara e Orindës dhe Turjanit për muzikën e asaj nate, kombinuar dhe me lojën e DJ Vin Veli.

Shkruar Nga
More from Revista User Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *