Zbulohet emri i biznesmenit që iu shkatërrua makina me tritol në Vlorë

Tritol një automjeti në Vlorë. Ngjarja e ndodhur në lagjen ‘10 korriku’ të qytetit të Vlorës, rreth orës 02:10 minuta. Automjeti tip ‘Audi A 2’ me targa AA 537 GL ishte i parkuar pranë banesës së shtetasit Sokrat Beqiri, i cili është dhe pronar i automjetit.

Sasia e lëndës eksplozive, tritol ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit duke e dëmtuar thuajse plotësisht. Mësohet se Sokrat Beqiri 64 vjeç, është me profesion elektricist në qytetin e Vlorës dhe ka një biznes privat të tij.

Policia nuk konfirmon ende shkaqet e vënies së tritolit, ndërsa është duke u punuar për identifikimin e autorëve.

64-vjeçari ka dhënë dhe dëshminë e tij ne polici, ndërsa burime nga blutë e Vlorës konfirmojnë se ky i fundit ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë që mund të kenë çuar në vendosjen e lëndës eksplozive.

Ngjarja është regjistruar në një zonë, ku mungon ndriçimi, ndërsa mungesa në zonë edhe te ndonjë subjekti me kamera sigurie vështirëson ndjeshëm identifikimin e autorëve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kim shfaqet bombastike

Ata e konsiderojnë restorantin Carousel të preferuarin e tyre që nga fëmijëria....
Read More