Zbulohet moli, ja vendi në Himarë nga ku u nis gomonia me 2 ton kanabis që u kap në Greqi

Një gomone me më shumë se 2 ton kanabis sativa është kapur nga forca ushtarake greke, pas 48 orësh ndjekje në det. Gomonia në të cilën ishin 3 persona, 2 shqiptarë dhe një italian është nisur nga bregu i Himarës.

Më saktë duket se ajo është nisur nga Porto Palermo. Këtë denoncim ka bërë në faqen e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha që ka publikuar edhe një mesazh.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Oficeri dixhital informon:

Radarët tanë nuk e “panë” gomonen me dy ton drogë që u kap nga forcat greke te kufirit.

Gomonia u nis nga moli i Porto Palermos!

“Doktor pershendetje! Jam nje ushtarak i marines nga Saranda. Doja te thoja se çuditërisht skafin e kapur dje me 2 ton e ca droge nga forcat ushtarake Greke e konstatojne vetem radaret e Greqise se radaret tane jane “mesuar” dhe nuk i raportojne me skafet si ai qe u nis dje nga Himara.

Forcat detare jo vetëm nuk ka kryer misionin e saj që të ruajë dhe të mbrojë mjedisin detar për zbatimin e ligjshmërisë në det, por perkundrazi ne funksion te paligjshmërise dhe trafikut te droges ka vendosur edhe bazen ushtarake te Palermos për ta ndihmuar këtë trafik. Rasti më flagrant është pista e Forcave Detare në Porto Palermo ku kryhej dhe trafiku i Habilajve i faktuar nga përgjimet italiane, por drejtuesit e Flotes dhe sherbimi informativ i ushtrise qe mbulon detin mbyllin syte dhe fryjne xhepat. Ata shikojne vetem ndonje varke peshkimi per ndonje arke me peshk duke qene se gjuajne me trata fundore dhe u bejne presion se per te tjerat…”

Shkruar Nga
More from Revista User

Aktorja spanjolle zhvishet për revistën Elle Spagna

Aktorja spanjolle Elsa Pataky është shfaqur superseksi dhe mjaft në formë në...
Read More