Zbulohet një tunel ku fshihej kanabis në Skrapar

kanabis-skrapar

Policia e Beratit dhe ajo e Skraparit kanë zbuluar një tunel në pyllin e fshatit Stror në Skrapas, në të cilin fshihej kanabis.

Pasi kanë marrë informacion, dy policitë ushtruan kontroll në tunel dhe zbuluan 72 kg kanabis.

Strukturat e Policisë Berat filluan hetimet për dy nga banorët e zonës, por për shkak të ruajtjes së veprimeve hetimore nuk bëhen të dituar gjeneralitetet e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

4 pako kokainë, sende të vjedhura, 3 shqiptarë prangosen në Milano

Tre të rinj shqiptarë janë vënë në pranga, pasi në banesën ku...
Read More