Zbulohet parcela me hashash, ja kush janë personat e arrestuar

policia-kanabis-620x330

Policia e kryeqytetit ka arrestuar 4 persona për kultivim të bimëve narkotike, në fshatin Durisht. Sipas policisë arrestimi i tyre u bë pasi është konstatuar e mbjellë në mënyrë të parregullt një parcelë me 280 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

U arrestuan

1. Shefqet Memoci, 64 vjeç, banues në Tiranë

2. Zeqir Memoci, 80 vjeç, banues në Tiranë

3. Fiqiri Memoci, 53 vjeç, banues në Tiranë

Gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë edhe i kryeplakut të fshatit Durisht:

4. Myslim Spahiu, 68 vjeç, banues në Tiranë

Një pjesë e bimëve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër e bimëve është asgjësuar me zjarr.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve Sh. M., Z. M. e F. M., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu materialet kaluan dhe në ngarkim të M. S., për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Moskallzim i krimit”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Koha e keqe, dy fluturime ajrore devijohen dhe tre anullohen

Përmbytjet në Shqipëri si dhe koha e keqe për ulje ka bërë...
Read More