Zbutet vendimi për kryebashkiakun shqiptar, nesër mund të lërë qelinë

Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Edmond Themelko sipas të gjitha gjasave nesër do të dalë nga burgu hetues në Shutkë, Maqedoni. Pasi Gjykata Themelore Shkupi 1 të premten i vazhdoi masën e paraburgimit për 30 ditë të tjera, dje Këshilli penal e tjetërsoi vendimin dhe mori masë më të butë, konkretisht arrest shtëpiak për Themelkon, raporton Alsat Maqedoni.

Prokuroria Speciale u dakordua që kryetari i Pustecit për shkak të gjendjes shëndetësore të qëndrojë në arrest shtëpiak. Themelko para dy muajve u dërgua në burgun e Shutkës pasi u vërtetua se edhe pse nuk duhej të largohej nga Maqedonia kishte udhëtuar në Shqipëri me pasaportë shqiptar.

Ai akuzohet në rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore së bashku me kreun e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, Gordana Jankullovska, Mile Janakievski, Kiril Bozhinovski i Martin Protugjer.

Themelko akuzohet se ka pajisur me dokumente maqedonasë banorët e minoritetit maqedonas në Pustec, duke i porositur se për cilën parti të votojnë në zgjedhjet e Maqedonisë në vitin 2013.

Shkruar Nga
More from Revista User

Putin trondit Serbinë me deklaratën e tij për Kosovën

https://www.youtube.com/watch?v=r0t-0JgT6xE Intervista e presidentit rus, Vladimir Putin dhënë të përditshmes më të...
Read More