Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit: Ja përse e ndaluam Tom Doshin

Kurioziteti i medias shqiptare për të mësuar se përse është ndaluar hyrja në SHBA për deputetin Tom Doshi ka gjetur vend edhe në median amerikane.

Gazetari i “Wall Street Journal”, Samuel Rubenfeld ka pyetur Departamentin e Shtetit për të mësuar më tepër.

Një zëdhënëse e DASH i ka kthyer përgjigje në email.

“Pretendimet për korrupsion datojnë në kohën e tij në parlament,” tha ajo, pa dhënë shumë detaje.

Zëdhënësja e DASH tha se korrupsioni ka shkaktuar kosto të konsiderueshme në ekonomi, shoqëri dhe siguri.

“Duke sfiduar besimin në sundimin e ligjit, dëmtohen interesat e SHBA për sigurinë kombëtare, ekonomike dhe të politikës së jashtme, si dhe të vendeve partnere,” tha ajo.

Doshi vetë nuk iu përgjigj një kërkese të WSJ për të koemntuar për ngjarjen në fjalë.

Për mediat shqiptare, ai ka thënë se ishte duke aplikuar për viztë në SHBA.

Edhe ambasada shqiptare në SHBA nuk e komentoi këtë ngjarje.

Më herët këtë vit i është bllokuar hyrja për në SHBA edhe ish-prokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Zhdukja e këngëtarit prej 4 vitesh, nëna: Policia po më fsheh diçka

Kur kanë kaluar katër vite nga zhdukja e këngëtarit të tallavasë, Renato...
Read More