Zefina Hasani: “Adela s’duhet të kthehet në Kavajë, të më falin prindërit, por ajo i përket…”

Fjalë të ndjera për vdekjen e gazetares Adela Xhamani shkruan edhe ish-autorja e “Big Brother” Zefina Hasani.

Ajo shkruan se Adela nuk duhej të ishte kthyer në Kavajë për t’u varrosur, por duhej të prehej në Tiranë pasi prej vendlindjes së saj ajo dëshironte të largohej.

Sipas saj 31-vjeçarja duhej të varrosej në Tiranën që e zgjodhi vetë, që ditën që vendsoi të bëhej pjesë e “Big Brother, si një simbolizim i vajzës pa njohje e pa përkrahje, që sfidon çdo gjë e vetme, pa u dorëzuar në asnjë rast.

Statusi i plotë:

Adela nuk duhej te kthehej sot ne Kavaje! Te me ndjejne familjaret e fisi i saj nese po guxoj shume, e po lajthis me kete qe po them, duke shkelur aty ku s’duhet, sidomos ne nje dite te tille, kur vdekja duhet respektuar siç e do zakoni i diktuar nga familjaret e te paret tane. Por kam gjithe diten, qe po aq sa vdekja e Adeles, po me dhemb rikthimi i saj ne qytetin prej te cilit, ne te gjalle te vet, ajo donte te largohej me çdo kusht.

Adela, vajza me e guximshme qe ka njohur deri me sot Big Brother, qe u perball me çdo paragjykim e gjykim, vetem pse donte te ndryshonte jeten e saj, vajza qe ia doli te vije e te qendroje ne Tirane vetem fale guximit, vendosmerise e mencurise se saj, gazetarja e re qe i beri vend vetes vetem duke punuar, pa e shitur aspak bukurine me te cilen mrekulloi nje Shqiperi te tere, mendoj se duhej te qendronte pergjithmone ketu ne Tirane.

Vdekja e mori kaq pabesisht sa s’pati kohe ta thoshte se ku do te donte te prehej. Te me ndjeje dhe Adela nese po flas me shume se ç’ duhet ne emer te saj, por me aq sa e kam pare ta deshiroje Tiranen dhe jeten qe po bente ketu, me zor te madh e kam te besoj se ajo do te donte te kthehej sot ne Kavaje.

Ajo duhej te respektohej te mbetej ketu ne Tiranen qe vete e zgjodhi, pse jo dhe si simbolizimi i vajzes pa njohje e perkrahje, qe sfidon gjithçka e vetme, pa u dorezuar ne asnje rast.

Te me ndjejne dhe miqte e ngushte qe kane qendruar çdo dite me te e qe sigurisht e dijne me sakte se ç eshte me e mire per Adelen tani qe ajo s eshte me. Qofsha gabim por nuk ndenjta dot pa e thene kete qe po me dhemb fort, sot, ne diten e vdekjes qe na lendoi pa e ditur se e paskam dashur kaq fort ate vajze.

Prinderit kane te drejten absolute ta kene prane vetes por Adela i perket Tiranes, qe diten kur mori rrugen drejt Big Brother, ku do te gjente porten e vetme per te hyre ne kete qytet te madh.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sulmuesi i Las Vegas mund të ketë qenë një anëtar i ISIS-it

Ekspertja e terrorizmit në SHBA pretendon se vrasësi i LAS Vegas, Stephen...
Read More