Zënkat që i ndodhin çdo çifti gjatë vitit të parë të martesës

Zënkat në një marrëdhënie në çift janë të zakonshme dhe shumica e tyre janë edhe të shëndetshme për forcimin e lidhjes.

Kuptohet që nuk duhet të teprohet me zënkat dhe gjithashtu duhet t’i jepni një zgjidhje atyre në mënyrë që jetesa në çift të jetë e qëndrueshme dhe e lumtur. Asnjë marrëdhënie nuk është e shëndetshme nëse një çështje kthehet vazhdimisht në objekt sherri dhe nuk i gjendet zgjidhje.
Në fund të fundit dashuria është punë në zhvillim dhe që kërkon gjithmonë përkushtim nga të dy partnerët. Gjatë viti tuaj të parë të martesës apo bashkëjetese zënkat do të jenë të shumta, më shumë nga sa kur jetonit të ndarë. Mirëpo disa prej tyre janë më se normale dhe madje të këshillueshme të bëhen. Zbuloni 5 zënkat që nuk duhet të mërziteni pse zhvillohen.

1-Zënkat për pastrimin e shtëpisë: Partnerët janë mësuar me rregulla të ndryshme lidhur me pastrimin e shtëpisë. Zënkat se pse nuk palos rrobat e tij, apo pse nuk i çon në vend gjërat janë të zakonshme dhe zgjidhja për këtë është vetëm komunikimi. Duhet të flisni lidhur me zakonet e partnerit që ju shqetësojnë dhe mundohuni që këtë ta bëni me argumente dhe qetësi.

2-Zënkat lidhur me ekonominë dhe financat e shtëpisë: Martesa është një bashkim jo vetëm i dy personave dhe ndjenjave të tyre, por edhe i financave. Duhet të keni një plan të përbashkët të mirë menaxhimit të shtëpisë dhe ti përmbaheni një plani strikt kursimi dhe harxhimi. Diskutoni dhe komunikoni me njëri-tjetrin derisa të gjeni mënyrën e duhur të mirëmbajtjes së shtëpisë. Çështjet ekonomike mund të kthehen në çështje stresi dhe palumturie në çift. Madje mund të shkojë deri në ndarje.

3-Zënkat lidhur me vjehrrin dhe vjehrrën: Pavarësisht se sa shumë mund t’i doni apo sa mirë mund të shkoni, kjo nuk do të thotë se ata nuk mund t’ju bezdisin apo acarojnë nervat Sigurohuni që të keni një komunikim të mirë dhe me respekt kur flisni për prindërit e tij dhe shmangni çdo koment të padëshiruar apo që mund ta lëndojë.

4-Zënkat rreth seksit: Ai është i lodhur. Ju jeni e lodhur. Zgjidhja: Komunikoni dhe vetëm komunikoni. Për aq kohë sa ju i shprehni ndjenjat edhe pa shkuar në çështje intime situatat do të zgjidhet më lehtë pa lënduar njëri-tjetrin.

5-Zënkat rreth kohës së kaluar së bashku: Gjatë periudhës së martesës dhe muajit të mjaltit ju ishit gjithmonë bashkë. Por tani në jetën reale, puna, angazhimet, shoqëria bëjnë që ju ta shihni atë më rrallë. Sigurohuni që të planikoni një kohë të caktuar për ta kaluar bashkë dhe të respektoni edhe privatësinë e tij.

Shkruar Nga
More from Revista User

Anxhela godet me këtë foto

Cdo foto e saj e publikuar cmend ndjekësit e saj në rrjete...
Read More