“Zgjedhja e Donald Trump është si vdekja…”


madonna-2-1024

Të zgjohesh me mendimin se Donald Trump është presidenti i ardhshëm i vendit, është si një vdekje e përditshme për ish-yllin e muzikës pop Madonna. Këngëtarja tha për revistën Woman of the Year se kur mësoi lajmin “ishte sikur të kishte vdekur dikush, një kombinim dhimbjeje dhe tradhtie”.

“Por tani vazhdoj ta ndjej këtë çdo mëngjes. Oh, Donald Trup është presidenti i ardhshëm, nuk është vetëm një ëndërr e keqe që kam parë!” tregon Madonna, duke shtuar se ndjehet e tradhtuar nga gratë që e kanë votuar. Më tej ajo argumenton se përse shumë gra kanë votuar për republikanin, duke thënë:

“Gratë i urrejnë gratë. Prandaj mendoj se e kanë votuar thjesht nga xhelozia për Hillary. Është shumë për të ardhur keq. Burrat e mbrojnë njëri-tjetrin, dhe gratë mbrojnë burrat dhe fëmijët e tyre. Ka të bëjë shumë me xhelozinë dhe me paaftësinë tonë tribale për të pranuar se një prej nesh mund të drejtojë vendin”, thotë ajo.

Shkruar Nga
More from Revista User

Deklaratë bombë nga Erdogan, a po paralajmëron një fund në marrëdhëniet me Evropën?

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka përshkruar Evropën si “fashiste dhe...
Read More