Zgjedhjet e 25 qershorit, rezultati zhgënjyes, një tjetër kryetar partie jep dorëheqjen

Bilal Kola, themelues dhe drejtues i Aleancës Popullore për Drejtësi, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i APD.

Ai e ka bërë të ditur këtë në një status në Facebook, ku shprehet se “Ne publikimin zyrtar te KQZ, pas kryerjes se procesit te ri-numerimit te disa kutive ne Qarkun Tirane, rezultoi qe APD ishte subjekti i trete me i demtuar nga vjedhja e votave…, por ky fakt nuk mund te zhbeje rezultatin tejet te dobet si dhe pergjegjesine personale qe une ndjej per kete rezultat”.

Sipas tij vendimi ka ardhur pas nje reflektimi te thelle mbi rezultatin e zgjedhjeve te 25 Qershorit.

Statusi i plotë

Te dashur Miq!
Pas 1 reflektimi te thelle mbi rezultatin e zgjedhjeve te 25 Qershorit kam vendosur te jap doreheqjen e parevokueshme nga drejtimi i APD!

Ne publikimin zyrtar te KQZ, pas kryerjes se procesit te ri-numerimit te disa kutive ne Qarkun Tirane, rezultoi qe APD ishte subjekti i trete me i demtuar nga vjedhja e votave…, por ky fakt nuk mund te zhbeje rezultatin tejet te dobet si dhe pergjegjesine personale qe une ndjej per kete rezultat!
Deshiroj te falenderoj perzemersisht gjithe votuesit e APD per besimin e dhene.

Deshiroj te falenderoj perzemersisht dhe tu shpreh mirenjohjen e thelle gjithe kontributoreve ne APD per kurajon civile, punen e palodhur, impenjimin me mish e me shpirt per jetesimin e kauzave te larta APD. Deshiroj ti siguroj te gjithe kontributoret dhe votuesit e APD se tek une personalisht do kene gjithmone 1 mik dhe bashkeudhetar ne arritjen objektivave te perbashketa dhe jetesimin e kauzave te larta.

Jeta vazhdon, synimet vazhdojne, objektivat nuk ndryshojne!
Me mirenjohje te thelle,
Juaji Bilal Kola

Shkruar Nga
More from Redaksia

Blerja e votave – tumori i demokracisë shqiptare

Nga Eugjen Merlika*  Në çdo sërë votimesh që zhvillohen në Shqipëri, që...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *