Zgjedhjet në Hungari më 8 prill; Orban sërish favorit



Hungaria do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare më 8 prill, njoftoi të enjten presidenti i këtij vendi, Janos Ader.

Partia Fidesz e kryeministrit Viktor Orban pritet të fitojë mandatin e tretë në pushtet.

Orban i ka shfrytëzuar tetë vjetët në zyrë për të rishkruar Kushtetutën dhe për të centralizuar pushtetin, duke i plotësuar postet në Bankën Qendrore, në Zyrën e Auditorit Qendror dhe në Prokurori me besnikë të partisë, raporton Reuters.

Reformat e tij, të tilla si tatimet e rënda sektoriale dhe masat që prekin gjyqësorin dhe mediat, i kanë shkaktuar konflikte me Bashkimin Evropian.

Brukseli dhe Budapesti po ashtu janë përplasur rreth migrimit, të cilin Orban e kundërshton fuqishëm.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Humb jetën modelja 17-vjeçare, shpëton 7 të tjerë nga vdekja

Një 17-vjeçare italiane Carola Iacchini ka humbur jetën gjatë qëndrimit të spital,...
Read More