Zgjerohet vija e zjarrit: Diktatori korean gati për luftë bërthamore me një shtet tjetër të fuqishëm

Australia mund të vijë në zonën e zjarrit të dikatorit të çmendur korean, Kim Jong-un, derisa Koreja e Veriut paralajmëroi shtetasit e saj që të mos shkelin në tokën e SHBA-ve.

 

1

Picture 1 of 4

Ministrja e Jashtme e Australisë Julie Bishop, tha se ambiciet bërthamore të Phenianit përbëjnë një “kërcënim serioz” për paqen dhe stabilitetin dhe Azi dhe se ajo plotësisht e mbështet politikën e SHBA-ve.

Ajo e quajti të “papranueshëm” rrezikun që vjen nga programi bërthamor i diktatorit dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar që të mposht atë.

Ndërkohë, marinsat amerikanë arritën javën e kaluar në kryeqytetin australian Kanbera, për të marrë pjesë në stërvitjet vjetore ushtarake.

Por komentet e zonjës Bishop dhe manovrat kanë nxitur një përgjigje të zemëruar nga ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, shkruan gazeta britanike Daily Express.

Një zëdhënës tha se: “Në qoftë se Australia vazhdon të ndjekë hapat e SHBA-ve për të na izoluar dhe shtypur dhe mbetet një shok brigade i amerikanëve, kjo do të jetë një akt vetëvrasës”.

Duke akuzuar Australinë se “verbërisht po shkelë vijën e SHBA-ve”, zëdhënësi nevrik vazhdoi: “Atë që ajo shqiptoi është një akt kundër paqes dhe mburojë e politikës armiqësore ekstreme amerikane ndaj Koresë së Veriut dhe kërcënimeve e shantazheve bërthamore kundër tij, shkaku kryesor i gjendjes së rëndë që mbizotëron në Gadishullin Korean, dhe inkurajon SHBA-të që të zgjedhin veprimet ushtarake të pamatura dhe të rrezikshme. ”

Komentet luftënxitëse vijnë gjatë vizitës së zëvendës presidentit amerikan Mike Pence-së në Australi.

Ky i fundit theksoi se diplomacia është mjeti kryesor diplomatik i Uashingtonit, por shtoi se “të gjitha opsionet janë në tavolinë”.

Frika e një përplasje bërthamore janë rritur gjatë kësaj jave, derisa aeroplanmbajtësja e SHBA-ve vazndon të qëndrojë në brigjet e Gadishullit Korean.

Analistët kanë sugjeruar që Kim Jong-un ka forcuar arsenalin e tij, me raketat balistike më të sofistikuara se kurrë.

Një perëndimor i njohur ka pretenduar se vendi diktatorial mund të përfundojë botën me vetëm tre bomba termobërthamore.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kim mbetet pa ide, kopjon Beyonce

Kim Kardashian duket se ka mbetur për ide kështu që ka kopjuar...
Read More