“Zgjohu Mo, do dalësh foto me diktatorin”

Mohamed Salah është zgjuar nga stafi i Egjiptit ndërsa flinte, vetëm për të bërë foto me diktatorin çeçen Ramzan Kadyrov. Skuadra egjiptiane është sistemuar në Grozny e ndërsa po kryente stërvitjen në stadiumin e qytetit, lideri çeçen ka mbërritur për një vizitë surprizë.

Një prej këshilltarëve të Kadyrov tha për mediet se Salah po flinte në një hotel aty pranë dhe se e kishin zgjuar dhe sjellë me makinë në stadium për të bërë foto me liderin çeçen. Kadyrov akuzohet prej shumë organizatave të të drejtave të njeriut për torturë dhe vrasje pa gjyq që i ka bërë kundërshtarëve të tij politikë. Por ndoshta ylli i Egjiptit nuk e ka kuptuar mirë se me kë po pozonte dhe është parë i qeshur. Takimi u bë edhe më i çuditshëm kur Kadyrov foli për cilësitë e Salah si lojtar. “Mohamed Salah është futbollisti më i mirë në botë dhe në përgjithësi një njeri i përsosur”, tha ai.

Për ngjarjen reagoi edhe Human Rights Watch, që ngriti akuzën se Kupa e Botës po përdoret për të promovuar një nga kriminelët më të egër që janë në pushtet. Edhe Amnesty International dhe organizata të tjera të të drejtave të njeriut i kanë shkruar së fundmi presidentit të FIFA-s Gianni Infantino, për t’i shprehur shqetësimin për krizën e të drejtave të njeriut në Çeçeni, duke akuzuar Kadyrov se po shtyp zërin kundër.

“Vartësit e drejtpërdrejtë të Kadyrov dhe persona të tjerë jashtë sistemit ligjor kryejnë vrasje, rrëmbime dhe tortura ndaj kritikëve të sistemit. Ndërsa persona të dyshuar si militantë islamikë janë zhdukur pa lënë gjurmë pa ju nënshtruar procesit të rregullt gjyqësor”, shkruhet në letrën që i është dërguar Infantinos./EDS/

Shkruar Nga
More from Redaksia

Claudia Cardinale dhe tmerri i përdhunimit: Por prej tij lindi Patricku im..

  Ajo nuk është tipi që bën komente mbi skandalin (për ngacmimet...
Read More