Zhduket ‘Despacito’, kënga më e klikuar në YouTube. Fshihet edhe Shakira, Selena e Taylor Swift

 

Despacito, kënga më e shikuar ndonjëherë në Youtube është fshirë nga një haker kibernetik së bashku me dhjetra video të tjera të shtëpisë diskografike Vevo.

Fshirja e videos, ka ardhur vetëm 5 ditë pasi u njoftua se kënga e Luis Fonsit dhe Daddy Yankee kishte arritur të thyente rekord, duke u bërë video më e parë në historinë e YouTube duke arritur 5 miliardë klikime.

Në vend të këngës është një video që tregon disa maska me armë të drejtuara nga kamera, një skenë që nuk është nga videoja e “Despacito”.

Kur fansat përpiqen të klikojnë videon, ajo del e padisponueshme.

Dhjetra artistë përfshirë Shakirën, Selena Gomez, Taylor Swift dhe Drake, janë prekur gjithashtu nga hakerat.

Klipet e tyre origjinale janë publikuar nga Vevo. Hakerat që e quajnë veten Prosox and Kuroi’sh, shkruajtën në titullin e videos “Palestina e lirë”.

Kënga spanjolle “Despacito” është publikuar në janar të vitit 2017 dhe ka thyer shumë rekorde jo vetëm në YouTube por edhe në transmetime.

Ajo ka qëndruar në krye të listës së këngës më të dëgjuar në SHBA, për 16 javë rresht. Ajo gjithashtu u bë kënga më e transmetuar në botë.

Një remix i këngës me Justin Bieber u bë jashtëzakonisht popullor.

 
 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Dhe “fitues” për memet më të mira në Oscar është … Jennifer Garner!

  Jennifer Garner është ndër aktoret më të dashura të kinematografisë botërore....
Read More
CLOSE
CLOSE