Zhdukja e ‘Audit’ të Tahirit, flet Zagani: Rilindja fut minaren në thes

Dritan Zagani, ish- oficeri i policisë që ka folur i pari për lidhjet e Habilajve me ish- ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar në Facebook, pas lajmit për zhdukjen e ‘Audit’ të ish ministrit që konsiderohej si provë e fortë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Dritan Zagani lë të nënkuptohet se po zhduken provat, duke u shprehur me ironi se rilindja po thyen rekord duke futur minaren me gjithë xhami në thes.

“Populli shqiptar ka nje fjale te urte qe thote…. “nuk futet minareja ne thes”….! Po keta rilindas mposhtin çdo rrekord dhe fusin minarene me gjithe xhami ne thes….!”- shkruan Dritan Zagani.

Hetuesit kanë kërkuar automjetin tip “Audi” me targë “AA003GB”, por pa mundur ta gjejnë atë.

Pasi u denoncua si automjeti i ish-ministrit të Brendshëm, që përdorej nga Habilajt, targa e mjetit AUDI mësohet se është çregjistruar në Drejtorinë e Transportit Rrugor.

Nga një kërkim që ka bërë prokuroria rezulton se kjo targë nuk është më në qarkullim.
yjhbn

Shkruar Nga
More from Redaksia

Punë në Gjermani? Duhet të plotësoni vetëm këtë kusht. Profesionet që kërkohen

Në Gjermani numri i vizave të punës për shqiptarë, boshnjakë dhe të...
Read More