Zhdukja e avokatit Bashkim Muço, prokuroria italiane ka një kërkesë për autoritetet shqiptare


Prokuroria në Macerata të Italisë ka ërkuar bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare, për të zbardhur misterin e zhdukjes së avokatit shqiptar, Bashkim Muço.

54-vjeçari është zhdukur që prej 2 nëntorit, dhe deri më tani nuk ka asgjë gjurmë të tij.

Bileta e tij ishte “shënjuar” për të kryer udhëtimin nga Porti i Durrësit drejt Italisë, ku jetonte familja e tij, por askush nga personeli, apo pasagjerët e tjerë të atij udhëtimi, nuk pranon ta ketë parë në traget.

Lidhur me këtë ngjarje, Prokuroria në Macerata ka hapur një dosje për ngjarjen, duke e cilësuar si vrasje, në mënyrë që t’i japë një shtysë më të fortë hetimit, dhe për të zbardhur rastin.

Sipas mediave italiane, për këtë çështje, kjo prokurori u ka dërguar një kërkesë porosi autoriteteve të Durrësit në mënyrë që të bashkëpunohet për zbardhjen e ngjarjes.

I dyshimtë është fakti se bileta e udhëtimit të avokatit shqiptar është e shënjuar në Port, po kështu policia ka gjetur disa sende personale të avokatit në traget, por vetë 54-vjecarin nuk e ka parë askush.

54-vjeçari Besnik Muço do udhëtonte drejt Maceratas ku së bashku më familjen ishin zhvendosur për të jetuar që në fillim të viteve ’90.

Por atij i është dashur të kthehet në Shqipëri katër vite më parë, pasi humbi punën si operator në Itali, për shkak të krizës ekonomike.

Ndërkaq familja e tij vazhdonte të jetonte në Itali, ndërsa ai shkonte për t’i takuar disa herë në muaj.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Skandali, kryetarja e Gjykatës: Si u justifikuan sekretaret për 300 dosjet e harruara

Enkeledi Hajro, kryetarja e Gjykatës së Tiranës, e konsideron të papranueshëm faktin...
Read More