Zhdukja e vlonjatit, telefonata e dyshimtë në Mal të Zi

Ksandros Imeraj, është zhdukur në mënyrë të mistershme disa ditë më parë pasi ishte nisur drejt Italisë. Policia nuk ka mundur të gjejë asnjë gjurmë të tij, ndërsa familjarët kanë nisur vetë kërkimet nga ajri e deti, pas një telefonate që dyshohet të këtë bërë 32-vjeçari në Mal të Zi.

”Kemi pasur një telefonatë anonime nga Mali i Zi. Na njoftuan se i afërmi ynë Sandos Imeraj 32 vjeç ka njoftuar policinë malazeze se ndodhej në det të hapur dhe se kërkonte ndihmë. Autoritetet atje kanë sinjalizuar ehe portin e Durrësit, por nuk kemi asnjë informacion”,-thonë të shqetësuar familjarët.

Duke qënë se një ditë më parë në Mal të Zi u gjet edhe motori i ujit me të cilin udhëtonte i riu, familjarët apelojnë që autoritetet shqiptare të thellojnë komunikimin me fqinjët malazezë, me qëllim që edhe ata të kërkojnë për të.

Shkruar Nga
More from Revista User

Bie avioni në Maltë, vdesin 5 zyrtarët e lartë të BE

Një avion i vogël me të cilin po udhëtonin disa zyrtarë nga...
Read More