Zhdukja misterioze e avokatit Muço, Prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për zhdukjen e avokatit Besnik Muço prej 12 ditësh. Prokuroria po heton për rrëmbim personi, pas denoncimit të familjarëve të avokatit për zhdukjen e këtij të fundit në rrethana misterioze prej rreth dy javësh.

Avokati Muço kishte dokumente të rregullta qëndrimi në Itali, ku jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Ishte bashkëshortja e avokatit që denoncoi në autoritetet dhe mediat italiane për zhdukjen e të shoqit, i cili ishte nisur në tragetin e linjës Durrës-Bari më 2 nëntor, por që nuk kishte mbërritur te familja.

Menjëherë pas denoncimit të gruas, policia nisi hetimet duke ngritur disa pista, ndërsa ditën e sotme është vënë në lëvizje dhe Prokuroria.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tentuan të transportonin një algjerian me 300 euro, dy në pranga në Gjirokastër

Policia ka arrestuar dy shtetas në Gjirokastër pasi u kapën duke transportuar...
Read More