Zhurma e bizneseve në pallate, Veliaj paralajmëron ashpërsim ligjor

Shpesh herë në pallatet tona bashkëjetojmë me biznese të ndryshme, duke nisur që nga zyrat e deri te aktivitete të tjera si marangoz, servise makinash, zdrukthëtari, të cilat bëhen shkak për zhurma të forta dhe ndotje të ambientit, duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për banorët. Një problematikë e mbartur prej dekadash dhe që sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në radhë të parë ka ardhur për shkak të dualitetit që krijon legjislacioni, nga njëra anë për institucionet që japin lejet mjedisore dhe nga ana tjetër për institucionet që duhet të menaxhojnë territorin dhe vet problematikën e qytetarëve.

“Ajo që ne kemi parë është që ne kemi një anomali, në mënyrën se është qeveria qendrore ajo që jep licencat mjedisore të tipit “c”, pra që janë kategoria e shërbimeve në zona të banuara. Varësia në qeverinë qendrore për të paktën 27 vjet nuk ka funksionuar dhe ne nuk dimë të dallojmë cila është një zonë rezidenciale dhe cila është një zone biznesi”, shprehet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ndaj nisur nga një problematikë e përhapur jo pak, Bashkia e Tiranës kërkon t’i japë zgjidhje, së pari ligjore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka paralajmëruar për këtë qëllim ndryshime ligjore.

“Ajo që ne kemi kërkuar dhe kemi gjetur dakordësinë me kryeministrin dhe ministrin e Mjedisit është që kjo duhet të jetë një kompetencë që e jep bashkia. Bashkia mund të kontrollojë nëse banorët e kanë dhënë dakordësinë që ambienti i tyre i banimit të jetë dhe zyrë, të jetë dhe restorant, të jetë dhe call center, të jetë dhe disko. Kështu që shumë shpejt do t’i propozoj qeverisë shqiptare amendimin e ligjit të mjedisit, ku licencat e kategorisë “c”, pra të aktiviteteve tregtare në zonat e banuara t’i kalojnë pushtetit vendor”, thotë Veliaj.

Me planin e ri urbanistik bashkia ka përcaktuar edhe disa nga zonat që do të jenë të fokusuara tek biznesi që kërkon zyra. Kështu rreshtat e parë të ndërtimeve në Bulevardin e Ri do të jenë të përcaktuara për biznese dhe zyra, po ashtu edhe disa ndërtime të reja që nuk janë në lagje të banuar dhe janë me fokus hotele.

Shkruar Nga
More from Revista User

400 miliarderë e milionerë amerikanë kërkojnë që të mos u ulen taksat

Gazeta Uashington Post raporton se 400 miliarderë e milionerë amerikanë i janë...
Read More