Zija Çela, Çfarë lexojmë, mbetet gjithmonë e pamjaftueshme…

 

Për herë të parë një shkrimtar i njohur reagon ashpër për një prej çështjeve më shqetësuese sociale.

Pas njoftimit mbi rënien e numrit të lindjeve, dhe në paradoks të rritjes së numrit të vdekjeve në vend, shkrimtari Zija Çela reagon duke u shprehur në facebook, ja fjala e plotë:

PAS LAJMIT TË FRIKSHËM

Sapo është dhënë lajmi me paralajmërimin e frikshëm se, në Shqipëri, numri i njerëzve që vdesin është më i madh se numri i fëmijëve që lindin. Per këtë bilanc negativ u numëruan shkaqe të ndryshme, ndër to emigrimi.

Por natën e mbrëmshme m’u shfaq një Engjëll, që me pëshpëriti edhe një shkak tjetër të rëndësishëm. Mesazhi i tij ishte:

Në këtë vend ka shumë me tepër njerëz që u drejtohen dyerve të burgjeve, dyerve të gjykatave për divorce, dyerve të kazinove dhe lojërave të fatit, sesa dyerve të Librarive.

Me gjasë, shtoi Engjëlli, në Shqipëri ka shumë më tepër shkrues, sesa lexues.

E megjithatë, iu përgjigja, edhe pse shpesh shkruhet me tepri e me babëzi, ajo që lexojmë dhe sidomos cfarë lexojmë, mbetet gjithmonë e pamjaftueshme.

M’u duk se këtë plotësim të mesazhit të tij, Ëngjëlli ma miratoi.

Dhe ishte pikërisht ai, të cilin në një status të mëparshëm e kam quajtur Ëngjëlli i Leximit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Alessandra de Osma martohet në Kishën e Shën Pjetrit me Princin Christian të Hanoverit

  Nuk ka asgjë si një martesë mbretërore! Të premten, Princi Christian...
Read More