Zjarr i fuqishëm në një kamp refugjatësh në Gjermani

Dhjetëra refugjatë kanë shpëtuar për mrekulli pas një zjarri që ra në mënyrë të papritur në një qendër emigrantësh në një periferi të Hamburgut.

Në total u dogjën rreth 28 banesa, ndërsa brigadat e zjarrfikëseve luftuan për orë të tëra me flakët. Zjarrfikësit arritën ta shuajnë zjarrin ndërsa një person u dërgua në spital si pasojë e problemeve me frymëmarrjen.

Dy emigrante rezultojnë të zhdukur pas rënies së zjarrit, por forcat e shpëtimit nuk kanë gjetur trupa të djegur. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në këtë qendër refugjatesh në periferi të Hamburgut.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dua Lipa me stil mahnitës në Singapor

Dua Lipa është duke kaluar në momentet më të mira të jetës....
Read More