Zjarr masiv në Itali, mbi 700 të evakuuar



Që prej të hënës në mbrëmje në malin Serra, që ndan provincat e Pisës dhe Lucca-s në Toscana të Italisë, ka rënë një zjarr masiv.

Zona më e prekur, sipas mediave fqinje është ajo e Calci, në provincën e Pisës, ku kryebashkiaku Massimiliano Chimenti ka urdhëruar evakuimin e rreth 700 personave.

Alarmi u dha mbrëmjen e së hënës, rreth orës 22:00.

Zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta, duke u afruar deri në zonat e Montemagno, San Lorenzo dhe La Torre.

Në përpjekje për të shuar flakët, në zonë ndodhen forca të shumta zjarrfikëse dhe disa skuadra vullnetarësh.

Mediat italiane shkruajnë se autoritetet vendore kanë kërkuar ndihmën e forcave zjarrfikëse të qyteteve të tjera si Livorno, Pistoia, Lucca, Massa, Firenze dhe Arezzo.

Ugo D’Anna, komandant i Forcave zjarrfikëse të Pisës tha se “zjarri ishte përhapur shumë në një zonë të gjerë dhe se ishte shumë i fuqishëm”. Gjatë natës, tha D’Anna, të paktën dy ekipe zjarrfikëse kishin rrezikuar jetën.

Për të strehuar personat e evakuuar, autoritetet kanë hapur palestrën dhe komunën në Calci.

Ndërkohë, shqiptarë të cilët jetojnë në Pisa për tvklan.al thonë se zjarri dyshohet se është i qëllimshëm dhe se u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta.

Ata shprehen të shqetësuar se mund të përsëritet tragjedia e pak kohëve më parë në Greqi, ku flakët u morën jetën 99 personave.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Tragjedia greke, dyshohet për dy shqiptare mes personave të humbur

Teksa numri i viktimave në Greqi pas zjarreve masive vijon të rritet,...
Read More