Zjarr në Komisariatin e Kavajës, digjen disa prova hetimi

zjarr

Komisariati i Kavajës është përfshirë nga flakët mesnatën e djeshme duke shkrumbuar makinën e një punonjësi policie, si dhe një tjetër mjet të bllokuar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:37, në parkingun brenda Komisariatit të Policisë Kavajë, ku ka rënë zjarr në pjesën e përparme, të automjetit tip “Citroën”, në pronësi të punonjësit të policisë J. B.

Si pasojë e flakëve është dëmtuar në pjesën e përparme të derës dhe automjeti tip “Mercedes Benz”, i parkuar pranë automjetit tip “Citroën”, pasi ishte i bllokuar nga ana e Specialistëve të Komisariatit si provë materiale.

Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit dhe nga veprimet e kryera rezultoi se, shkaku i zjarrit ka qenë aksidental, si pasojë e një masë elektrike, në pjesën e baterisë së automjetit tip “Citrown”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sara dhe Ledioni sapo janë bërë prindër, publikon foton e parë të djalit

Sara Hoxha dhe Ledion Liço sapo janë bërë prindër për herë të...
Read More