Zjarr në kopshtin zoologjik të Londrës

Zjarri e ka përfshi sot kopshtin zoologjik të Londrës, ku përveç dëmeve të mëdha, kanë mbetur të lënduar edhe disa persona.

Siç raporton BBC, nga zjarri kanë pësuare dhe disa kafshë të kopshtit.

Rreth 70 zjarrfikës janë ballafaquar me zjarrin, i cili besohet se është përhapur nga një dyqan, por nuk dihen shkaqet e shpërthimit të tij.

Një person u dërgua në spital dhe tetë të tjerëve iu dha ndihma e parë në vendngjarje.

Kopshti i zoologjik ka qëndruar i mbyllur sot, por do të rihapte të nesër.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pas sulmit të ISIS-it, ushtria siriane rimerr kontrollin në dy fshatra

Ushtria siriane ka rimarrë kontrollin e plotë në dy fshatra qendrore nga...
Read More