Zjarr në Lungomare të Vlorës në mes të natës: dy makina përfshihen nga flakët

Një zjarr ka shpërthyer në Lungomare të Vlorës në mes të natës duke krijuar shqetësim tek qytetarët: dy makina njera pas tjetrës janë përfshirë nga flakët.

Policia dhe zjarrfikësit në vendin e ngjarjes kanë konstatuar djegien e pjesshme të një Mercedesi dhe të Opeli dhe sipas saj, shkak është shkëndija elektrike e Mercedesit të parkuar pikërisht në momentin kur ishte i pranishëm edhe shoferi i mjetit. Prej kësaj shkëndije, ka marrë flakë edhe mjeti Opel aty pranë.

NJOFTIMI I POLICISE VLORE

Më datë 07.09.2017, rreth orës 03:35, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Skelë-Ujë i Ftohtë, në Lungomare janë djegur dy automjete.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar pjesërisht të djegur në pjesën e përparme, dy automjete të parkuara, një tip “ Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit F.D., dhe mjetin tip “Opel”, në pronësi të shtetasit E.R..

Nga djegia e automjeteve nuk ka persona të lënduar.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se vatra e zjarrit është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në mjetin Benz të sapo parkuar në të cilin ka qenë prezent edhe drejuesi i tij dhe për pasojë ka marrë flakë edhe mjeti tjetër i parkuar.

Shkruar Nga
More from Revista User

Si i zbuloi Izraeli hakerët rusë duke vjedhur sekrete përmes një programi anti-virus

Zyrtarë të zbulimit izraelit, duke përgjuar hakerë të lidhur me qeverinë ruse,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.