Zjarret e mëdha në Kaliforni, 40 të vdekur e qindra të zhdukur

40 njerëz kanë ndërruar jetë dhe qindra të tjerë janë të zhdukur në Kaliforni, pas zjarreve të mëdha që kanë përfshirë vendin në gjashtë ditët e fundit.

Zjarre të fuqishme kanë përfshirë vendin, ku përveç viktimave shumë shtëpi janë shkatërruar plotësisht.

Kryetari i Kalifornisë ka thënë se “kjo është një prej tragjedive më të mëdha” me të cilën është përballur ndonjëherë ky shtet.

Më shumë se dhjetë mijë zjarrfikës janë duke u përballur me 16 vatrat e mëdha të mbetura të zjarreve.

Erërat e forta me shpejtësi 70 km/h kanë shtyrë zjarrin nëpër zona duke detyruar njerëzit që të evakuohen.

Një prej zonave më të prekura është Santa Rosa ku tre mijë njerëz janë evakuuar vetëm të shtunën.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shenjat që iu ndihmojnë ta kuptoni se po ju tradhëton partneri

Të gjithë bëhemi paranojakë sidomos kur vjen puna tek besimi që kemi...
Read More