Zjarret në Kaliforni

Punonjësit e shpëtimit në veri të Kaliforninë po përdorin qentë me erë për të kërkuar trupa në rrënojat e shtëpive të djegura nga zjarret.

Zjarret në veri të San Franciskos kanë vrarë 31 njerëz që nga e diela, ndërkohë që askush nuk ka dëgjuar ende nga pothuajse gjysma e 900 njerëzve të regjistruar zyrtarisht si të zhdukur.

Sherifi i qarkut Sonoma, Robert Giordano tha se identifikimi i viktimave të zjarrit do të jetë i vështirë.

“Ne kemi gjetur trupa që janë pothuajse tërësisht të paprekur sikurse kemi gjetur trupa që nuk janë asgjë më shumë se hi dhe eshtra. Një nga mënyrat që ne bëjmë identifikimin në këto raste është përmes pajisjeve mjekësore. ”

Të enjten, zjarrfikësit arritën një farë përparimi, por të premten në agim ata u përballën me një tjetër ditë të vështirë me lagështinë e ulët të shoqëruar me erërat e forta që pritet të kthehen.

Njëzet e dy zjarre ndodhën të enjten me zjarrfikësit që arritën pjesërisht të kontrollonin vetëm një prej tyre. Deri më tani janë djegur më shumë se 75,000 hektarë tokë, duke përfshirë disa nga vreshtat dhe vreshtaritë e famshme botërore në veri të Kalifornisë. Të paktën 3,500 shtëpi dhe biznese janë shkatërruar.

Shkruar Nga
More from Revista User

5 mënyra si të afroheni më shumë me njëri-tjetrin

…Dhe pse nuk duhet të nënvlerësoni fuqinë e prekjeve… Bëni ndonjë punë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.