Zjarrfikësi “hero”: Ne s’kemi as uniforma…

lorenc-hatia

Lorenc Hatija, është një ndër zjarrëfikësit të cilët shpëtuan “pasuri” nga Bibloteka Kombëtare e cila pak ditë më parë u përfshi nga flakët.

Zjarrëfikësi u bë pjesë e emisionin “7 pa Pesë” në Vizion Plus ku foli më gjatë mbi rolin e tij dhe punën e palodhshme dhe të rrezikshme që kanë marrë përsipër.

Hatija u pyet nga gazetarët për uniformën me të cilën u prezantua në studio.

Me sinqeritetin e një njeriu që i ka duart e rrudhura nga puna, tha:

“Tani këto uniforma janë ceremoniale, buzëqeshi ai, se të shikosh uniformat tona…”. Hatija tundi lehtë kokën, bashkoi gishtin e madh me atë tregues dhe tundi dorën në ajër, shkruan GSH.

“Po me këtë rritjen e fundit të rrogave përfituat?”, e pyeti gazetari të ftuarin.

“Përfituam, nuk e dimë sa është, na thonë që është një rritje bruto 7%”.

“Epo mir, tha gazetari.

“Bruto”, përsëriti Hatija. Dhe më tej vazhdoi.

“Më parë, zjarrfikësit trajtoheshin njëlloj si forcat speciale…”, dhe nuk e vazhdoi fjalinë më tej.

Gazetarja ndërhyri: Atëherë, ka nevojë që të rikthehet sërish i njëjti trajtim? Heroi miratoi me një buzëqeshje.

Shkruar Nga
More from Revista User

Halloween në kështjellën e Drakulas…

Nata e Halloween në kështjellën e Drakulas. Ndoshta vendi më i frikshëm...
Read More