Zjarri në kullën e Londrës, May shpërndan banesa sociale për të pastrehët

tereza-may

Qeveria e kryeministres Teresa May, ka njoftuar se 68 banesa sociale do të vihen në dispozicion në Kesington Row për familjet që mbetën pas strehë pas zjarrit që përpiu kullën Grenfell, ku mbetën të vdekur të paktën 79 vetë.

Duke folur nga Dhoma e Përfaqësuesve, ndërsa deputetët diskutonin fjalimin e Mbretëreshës, kryeministrja angleze kërkoi falje për “dështimin e shtetit”, pas tragjedisë: “Më lejoni të jem plotësisht e qartë: përkrahja që iu është bërë familjeve që mbetën jashtë, në fillim nuk ishte ajo që duhet. Njerëzit mbetën pa sende, pa çati mbi kokë, pas asnjë informacion mbi atë që iu kishte ndodhur, si të vepronin dhe ku të shkonin për të kërkuar ndihmë.Shteti dështoi në këtë aspekt, në nivel lokal dhe kombëtar, për të ndihmuar njerëzit kur ata kishin nevojë.

Si kryeministre e vendit, kërkoj falje për këtë dështim. Si kryeministre, kam marrë përgjegjësinë për të bërë çfarë të mundemi për të rregulluar këtë situatë.

Kjo është arsyeja pse çdo familje, shtëpia e të cilit u shkatërrua, po merr paradhënie nga fondi i urgjencës, në mënyrë që të blejnë ushqime, rroba dhe gjithçka tjetër të domosdoshme.”

Një kompleks i madh apartamentesh fringo të reja po përfundon dhe disa nga ata që kanë mbetur pa shtëpi do të vendosen në këta apartamente.

The Indipendent raporton se katër blloqe të papërfunduara të 68 banesave u blenë nga Korporata e Londrës për familjet që humbën shtëpitë e tyre nga zjarri.

Në raport gjithashtu pyeteshin banorët pranë zonës së blloqeve të banesave, se çfarë mendonin ata rreth këtyre planeve dhe disa prej tyre ishin jashtëzakonisht të pandjeshëm.

Anna, një e moshuar 60-vjeçare por që jeton pranë një zone moderne, tha për gazetën britanike që ajo nuk do të ishte e lumtur të shihte të mbijetuarit e tragjedisë që sistemohen në zonën e saj:

“Kensingtoni i Veriut nuk është i njëjtë me Kensingtonin këtu. Ata duhet të qëndrojnë në një vend ku ndihen të lumtur, por jo këtu. Nuk dua që ata të jenë këtu.

Në këto rrethana, nuk mund që ata të presin të strehohen në këto pjesë të Londrës. Dikush duhet t’i paguajë këto para, nëse ata kanë mundësi të paguajnë qiranë atëherë le të strehohen diku tjetër”.

Ndërsa një banore tjetër me emrin Maria tha për The Guardian : “Është kaq e padrejtë. Ne kemi paguar shumë për të jetuar këtu dhe kemi punuar fort për këtë. Tani do të vijnë këta njerëz të jetojnë në zonën tonë, dhe as nuk do të paguajnë për ktë gjë”.

Nick, një banor i cili paguan £2,500 në muaj për një apartament 1+1 tha, “Jam shumë i pikëlluar që ata njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre, por ka shumë njerëz që kanë blerë një stapi në këtë zonë dhe tani shohin se si atyre po u bie vlera. Kjo do t’i degradojë gjërat. Dhe krijon një kleçkë në tregun e apartamenteve.”

Shkruar Nga
More from Revista User

“Do përgjakim natën e Vitit të Ri”! ISIS mban botën në ankth

Militantët e ISIS kanë kërcënuar se do të kryejnë sulme terroriste në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *