Zjarri përfshin sipërfaqe pyjore, ja sa variojnë temperaturat ditën e sotme

Emergjencat Civile kanë dhënë dejate në lidhje me situatën e krijuar për shkak të motit të nxehtë dhe masat ndaj zjarreve. Gjatë 24 orëve të fundit mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot i nxehtë me kthjellime dhe vranësira në pjesën qendrore. E vetmja vatër zjarri e konstatuar ishte në Çorovodë, ku pati dëme në një pyll me pisha, e konkretisht:

Në fshatin Bogovë, ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Skrapar shkoi në vendngjarje dhe punoi me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit shkuan dhe banorë të zonës. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0.3 ha me shkurre dhe pisha.

Nga qarqet e vendit nuk raportohen probleme për shkak të kushteve të motit.

Emergjencat Civile ftojnë qytetarët që nëse konstatojnë zjarre të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo 0694110198, pasi ndërhyrja në kohë shmang pasojat e rënda.

Gjatë ditës së sotme temperaturat do të zbresin, duke ulur mundësitë e përhapjes së vatrave të zjarrit:

– në vendet malore: temperaturat minimale 14°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 25°C.

– në vendet e ulëta: temperaturat minimale 17°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 30°C.

– në bregdet: temperaturat minimale 19°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 29°C.

Shkruar Nga
More from Revista User

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Një automjet...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *