Zoe Saldana bëhet me yll në “Walk of Fame”: Suksesi im më i madh janë tre fëmijët e mi

Zoe Saldana rrallë i paraqet fëmijët e saj në publik, por e enjtja ishte një rast i veçantë.

7-1

Picture 1 of 6

E rrethuar nga miqtë e famshëm, përfshirë James Cameron dhe Mila Kunis, aktorja e njohur përuroi yllin e saj në “Walk of Fame”.

Por ishin tre djemtë e saj, binjakët Bowie dhe Cy, 3 vjeçarë dhe Zen, 1 vjeç, bashkë me bashkëshortin, Marco Perego, të cilët u vunë në qendër të vëmendjes.

Dhe sigurisht që edhe yjet kanë probleme gjatë paraqitjes me të vegjlit e tyre para ekranit.

Nuk është e lehtë që tre fëmijë të vegjël t’i përmbledhësh për të pozuar së bashku në një fotografi, por më në fund Zoe Saladana ia doli!

“Ti je gjithçka e imja. Çdo ditë më kujton mua se si ta vlerësoj udhëtimin e jetës. Më ndihmoni të ngadalësoj kur i marr gjërat me nxitim”, janë fjalët e bashkëshortit të saj, dedikuar aktores.

Ndërkohë Zoe Saldana, e ngazëllyer për këtë rast u shpreh se gjëja më e çmuar për jetën e saj, janë fëmijët.

“Po e shijoj këtë moment. Por ju e dini se çka më bën më të ngazëllyer kur zgjohem? Tre kryeveprat që kemi krijuar: Zen, Cy dhe Bowie Mama, që unë i dua pafund”, ka thënë ajo.

Por kush është Zoe Saldana?

Zoe Saldana-Perego është e lindur më 19 qershor 1978, e njohur si Zoe Saldana ose Zoë Saldana, është një aktore dhe balerinë amerikane. Pas shfaqjeve të saj me grupin e teatrit Faces, Saldana bëri debutimin e saj në ekran, në një episod të “Law and order” në vitin 1999.

Karriera e saj filmike filloi një vit më vonë në filmin “Center Stage”, në vitin 2000, ku luajti një balerinë që po luftonte, pasuar nga një rol në filmin tjetër “Crossroads” të vitit 2002.

Zbulimi i Saldanës erdhi në vitin 2009 me rolin e Nyota Uhura në “Star Trek” dhe “Neytiri” në filmin “Avatar” të James Cameron. Filmi i fundit mori brohoritje të shumta dhe është filmi më i gjati i të gjitha kohërave.

Saldana vazhdoi karrierën e saj me filma të tillë si “Colombiana” (2011), “Star Trek into Darkness” (2013), “Out of the Furnace” (2013), “Star Trek Beyond” (2016), dhe “Live by Night” (2016). Që nga viti 2014 ajo ka portetizuar karakterin e Gamoras në “Guardians of Galaxy”.

Ajo u martua me artistin italian Marco Perego, në një martesë fshurazi dhe së bashku kanë tre fëmijë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shkatërrohet nga tërmeti katedralja e San Benedettos në Itali

Ekipi i shpëtimit ka nxjerrë nga katedralja e San Benedettos në Norcia disa...
Read More