Zonja e Parë e SHBA-ve nuk do të shkojë në takimin Trump – Kim Jong Un

Bashkëshortja e presidentit amerikan, Melania Trump, nuk do të shkojë këtë javë në samitin e G7-ës në Quebec dhe nuk planifikon të ndjekë takimin e parashikuar për në 12 qershor në Singapor me Korenë e Veriut, njoftoi Shtëpia e Bardhë të dielën.

Melania mori pjesë në takimin e G7 në Itali vitin e kaluar. Zonja e Parë e SHBA, 48 vjeçe, nuk është shfaqur në publik që nga 10 maji, kur ajo dhe presidenti pritën në shtëpi tre amerikanët që ishin mbajtur të burgosur në Korenë e Veriut.

Ajoi iu nënshtrua një operacioni në 14 maj për t’u kuruar nga veshkat dhe doli nga spitali në 19 maj.

“Ajo nuk do të marrë pjesë në takimin e G7 dhe nuk ka plan të udhëtojë drejt Singaporit këtë herë”,- tha zëdhënësja e saj Stephanie Grisham në një e-mail të dielën, njofton Reuters.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të dielën se presidenti dhe Zonja e Parë do të organizonin të hënën një pritje për familjet e anëtarëve në shërbim që u vranë në krye të detyrës. Pritja nuk do të jetë e hapur për mediat, shtoi Shtëpia e Bardhë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Sa vlen Tahiri sipas kursit të këmbimit politik të ditës?

  Nga Klementin Mile* - A do e lëshojë Rama Tahirin? A po...
Read More